Pas festës së ditëlindjes, moderatorja Marina Vjollca ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj “Instagram”, ku ka falënderuar të gjithë ata që e uruan në ditën e saj të veçantë.

Marina ka publikuar një foto të saj, e rrethuar me disa nga dhuratat që ka marrë. Siç shihet edhe në postimin e bërë moderatores i janë dhuruar tufa të mëdha me lule dhe një super arush i madh, mbi të cilin ajo është ulur.

Duket se ditëlindja e saj është bërë më e bukur nga urimet e shumta që ka marrë, këtë ajo e thotë edhe nëpërmjet citimit në foton e publikuar, ku shkruan: “Ndihem e bekuar nga dashuria që më dhuruat me urimet tuaja! Faleminderit! Ju dua”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
