Çifti mjaft i përfolur i showbizzit, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Këtë e fakton një bashkëpunim kënge që dyshja kanë vendosur të bëjnë së bashku.

Ka qenë reperi ai i cili ka publikuar në rrjete sociale një video, ku shfaqet gjatë xhirimeve me Keisin, dhe në sfond dëgjohet refreni i këngës, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Në video Stresi shihet teksa i përkëdhel flokët Keisit, e ndërsa kjo e fundit i vendos duart në gjoks reperit, ndërkohë që të dy qeshin. Ende nuk dihet nëse Keisi do të këndojë apo është thjesht pjesë e videoklipit.

Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.
Mirëpo kjo levizje nuk erdhi e papritur për ndjekësit, pasi disa kohë më parë vetë Keisi, me anë të një InstaStory paralajmëroi një bashkëpunim me reperin.
2 muaj më parë ajo postoi një foto të saj teksa shkruante “së shpejti” duke bërë tag edhe Stresin, ky i fundit ripostoi menjëherë foton në Instagramin e tij duke e shoqëruar me disa figura me zemra.

Vlen të përmendet fakti se së fundmi në rrjet qarkulloi edhe një video ku dyshja u panë nëpër rrugët e Tiranës, nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes tyre ka vijuar aty ku u la apo thjesht Keisi dhe Stresi do të sjellin një projekt në bashkëpunim.

Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi janë zyrtarisht të divorcuar. Reperi zbuloi se ish-partnerja e tij kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë dhe ai e ka zbuluar në momentin që i ka ardhur letra për t’u paraqitur në seancë.
“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq.
Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë wow”, tha Stresi disa muaj më parë në një intervistë.


© Panoramaplus.al

