2 Dhjetor, 2020

Pas disa kohësh single, Selena Gomez nis romancën e re me lojëtarin e NBA-së


Selena Gomez mund t’i jetë rikthyer romancave, pasi së fundmi është raportuar se këngëtarja po nis një histori të re dashurie, sipas “Page Six”.

selena gomez (1)

Rrjeti është i mbushur me thashetheme se 28-vjeçarja, u pa duke darkuar me lojtarin e “NBA”, Jimmy Butler.

justin bieber selena gomez hailey bieber (6)

Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim. 100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”- tregoi një burim për mediat e huaja.

selena gomez (6)

Pas disa kohësh single, duket se këngëtarja po i jep një shans njohjeve të reja.

selena gomez (5)

Edhe pse Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Bieber po bëjnë më shumë se një vit që kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, Selena Gomez vazhdon të komentohet për lidhjen e saj me këngëtarin dhe ndjekësit e krahasojnë me modelen.

justin bieber dhe hailey (6)

Përveç Bieber, këngëtarja ka pasur histori dashurie edhe me The Weeknd për gati një vit para se të ndaheshin në vitin 2017 dhe më pas u lidh për pak kohë me Niall Horan në vitin 2019.

selena gomez (2)

Ndërsa Butler ka qenë i lidhur më parë me modelen Kaitlin Nowak dhe kanë një vajzë bashkë, Rylee, e cila është një vjeç.

selena gomez (3)

© Panoramaplus.al