Deklarata e gazetares sportive Eva Muratit për emisionin “Thumb”, ku u shpreh se Luana Vjollca nuk është te shembujt që ajo ndjek në jetë, ka pushtuar portalet prej disa ditësh.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”, u shpreh Eva.

Sigurisht që nuk ka munguar reagimi i vetë Luanës, e cila me një postim në “Instagram” shkruante: “Në do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar”.

Por mesa duket ky debat nuk është ndalur me kaq sepse sot janë përfshirë edhe fansat e Luanës të quajtur luanator.
Nëpërmjet komenteve te fotot e Evës, ato e kanë paralajmëruar gazetaren sportive që nëse ajo flet sërish për Luanën do të ketë punë.

“Mirëmbrëma zonjushë, ups zonjë, kush je ti me shajt Luanën? Apo ndoshta nga inati. Më vjen keq të të them, por Luana është moderatorja më e shkëlqyer në Kosovë e Shqipëri. Nëse edhe një fjalë flitet për Luanën do kesh punë me ne”, i komenton një luanatore, Evës.
“Obobobo”, i replikon Eva. “Ça po të duket vetja?”, i shkruan një tjetër. “Nga ato 15-vjeçaret jeni ju?”, ja kthen Eva.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
