24 Shkurt, 2022

Pas deklaratave të shumta që Kanye West bëri për të, Pete Davidson ndërmerr hapin e radhës


Pete Davidson dhe rrjetet sociale duket se mes tyre nuk ruajnë “një marrëdhënie të mirë”.

Kjo sepse, ai ishte shkëputur totalisht nga përdorimi i tyre, pasi dëshironte të mbronte shëndetin mendor, për një periudhë 4-vjeçare, por pas lidhjes me Kim Kardashian ai u kthye sërish aktiv.

Mirëpo, si duket gjërat sërish kanë ndryshuar pasi ai ka fshirë Instagramin e tij pas deklaratave të shumta që-ish-partneri i Kim ka bërë drejtuar tij.

Që ka dita e djeshme, çdo ndjekës  që ka klikuar në emrin e Pete për tu njohur me të rejat e fundit, faqja e tij nuk del ekzistente.

“Më falni, kjo faqe nuk është e disponueshme”-shkruhet në rrjetet e tij sociale.

Para se të mbyllte llogarinë e tij, aktori 28-vjeçar bëri një postim në burimin e tij, i cili ishte një klip nga filmi i Martin Scorsese, Mbreti i Komedisë.

 

Shumë nga ndjekësit mendojnë se ky veprim i Davidson ka ardhur si pasojë e deklaratës që Kanye i bëri para disa ditësh teksa e quajti “kokë të parëndësishme”.

Reperi u zotua gjithashtu se Davidson nuk do të takohej kurrë me fëmijët që West ndan me Kardashian, pavarësisht se komediani ka qenë në një lidhje me yllin e “The Keeping Up with the Kardashian’s nga Tetori i viti që lamë pas.

© Panoramaplus.al