Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë vendosur të bëjnë disa ditë pushimi duke i shijuar si “muaj mjalti”, si për të festuar shërimin pas daljes nga spitali nga prekja e Covid19.
E ndryshe nga shumica që kanë zgjedhur vendet me borë për disa ditë, çifti zgjodhën një destinacion tjetër. Genci dhe Eni aktualisht po shijojnë Turqinë, bazuar nga postimet që kanë bërë në rrjetet sociale.
Disa muaj pas krisjes në lidhjen serioze të Eni Koçit me Genc Prelvukajn për shkak të një femre tjetër të muzikës, duket se telashet kanë mbaruar për motrën e vogël të Greta Koçit. Këngëtarja “Tringa Kay” u bë mollë sherri për çiftin pasi hyri në studion e Genc Prelvukajt, në mars të vitit të kaluar e tregoi historinë në paskuinta me producentin e saj, duke deklaruar se ishte e vetmja femër në studion e tij dhe që kishte nevojë për 100 për qind vëmendje nga ai.
E pas disa muajsh, këngëtarja e ftuar në një emision foli pa dorashka për jetën e saj private, planet e së ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj, duke i hedhur sërish benzinë zjarrit. Dikur, Tringa menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj dhe e pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, ajo la të kuptohet se ka hatërmbetje nga Genci. Kjo, pasi, megjithëse prej kohësh ruanin raporte, ai e kishte hequr nga “Instagram”-i, qëkur ishte lidhur me Eni Koçin.
“Më ka hequr nga ‘Instagram’-i. E kuptoj se tani është lidhur me Enin, por ne kemi punuar bashkë… Po, nejse, është jeta e secilit, kështu edhe unë ndoshta ia heq ‘follow’-n kur të gjej burrë!”, u shpreh Tringa.
E si doli në dritë prezenca e Tringës në jetën e çiftit Eni-Genci? Duke qenë se në rrethin e artistëve nisën të qarkullonin thashethemet se Tringa, pjesë e kompanisë së Genc Prelvukajt, u largua nga ai për shkak të xhelozisë së Enit, më pas ishte vetë këngëtarja që rrëfeu në ekran këtë histori, që është një nga ato që ndodhin rëndom mes artistëve, por që mbeten shpesh sekrete.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja me origjinë nga Kosova foli edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishme, ai i Genc Prelvukajt dhe i Bleros. Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes, por ishte thjesht çështja se nuk po kishte fat duke bashkëpunuar me këta dy këngëtarë, kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor, duke marrë më shumë përfitime.
E pyetur nëse kishte ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga studioja e Genc Prelvukajt, këngëtarja tregoi se ai është shumë i rregullt dhe u kushton rëndësi të gjithë këngëtarëve njësoj.
“Me Gencin kam qenë vetëm unë femër. Të gjithë kanë qenë djem. Kështu që nuk kishte ndonjë xhelozi. I kemi pasur marrëdhëniet krejt mirë mes veti. S’ka ndodh ai sen. Genci ka punuar pak me plan program. Genci në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpunimin me Genta Ismajlin. Unë, si këngëtare e re, kisha nevojë për më pak vëmendje se jam luan, kështu që ne luanët duam që t’i kenë sytë nga ne 100%”, u shpreh Tringa.
Ky rrëfim në ekran u komentua më tej në media, dhe miq të çiftit deklaruan se në fakt kjo këngëtare rrezikoi jo pak lidhjen serioze të Enit me Gencin. Tringa është vetëm 22 vjeçe dhe mori vëmendje, pasi u bë pjesë si e vetmja femër këngëtare e kompanise “Black Fish Entertainment”, me pronar Genc Prelvukajn.
Në maj 2016, Tringa Kay publikoi videoklipin “Your Love“, në bashkëpunim me Fajt, një projekt ky me producent Prelvukajn. Një vit më vonë publikoi videoklipin “I Huaj” dhe pas një viti tjetër, atë me titull “Tradhtar je ti“, kësaj here me të tjerë producentë. Ka nga ata komentues cinikë që dëshmojnë se titujt e këngëve janë një ditar i saj në marrëdhënien me Gencin.
Nga ana tjetër, e vërteta është që Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nuk janë vetëm çift në jetë, por edhe në muzikë për shkak të xhelozive. Duke parë klipet që kanë realizuar bashkë, dëshmohet fakti se ata janë aq të fiksuar pas njëri-tjetrit, sa nuk lënë hapësira për persona të tretë as në projektet e tyre.
Por, si nisi historia e Eni Koçit me Genc Prelvukajn, të cilët tashmë kanë planifikuar edhe ceremoninë e afërt të martesës? U bënë vite që këngëtarët kanë zyrtarizuar romancën e tyre të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë.
E duket se pas një periudhe testimi që i kanë bërë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektimet e tyre për dashurinë. Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të showbiz-it treguan se ata kishin nisur bashkëjetesën në Prishtinë dhe festat po i prisnin si familje apo si burrë e grua në shtëpinë e tyre.



















