24 Mars, 2025

Pas bëmave të tij të fundit, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kanye West, flasin burimet: Nuk po merr mjekimet e nevojshme dhe…


Kim Kardashian ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për sigurinë e fëmijëve të saj për shkak të përkeqësimit të gjendjes mendore të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West.

Sipas raportimeve të fundit, personazhi televiziv ka kërkuar një seancë urgjente gjyqi për kujdestarinë e fëmijëve.

North e do atë,” tha një burim i afërt me Kanye West për Page Six, teksa shtoi: “Unë nuk mund të flas për fëmijët e tjerë, por North është padyshim vajza e tij. Por kjo duhet të jetë e frikshme për Kim. Për më tepër, Kim Kardashian është e mërzitur sepse Kanye West publikoi një këngë me North, në bashkëpunim me të burgosurin Diddy, i cili po përballet me akuza për krime seksuale.

Kanye West, i cili është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe autizëm, thuhet se nuk po merr mjekimet e tij të nevojshme, gjë që po kontribuon në sjelljen e tij të çrregullt. Kështu, Kim Kardashian po mendon të kërkojë kujdestarinë e vetme të katër fëmijëve të tyre, pasi Kanye West ka një përfshirje të kufizuar në jetën e tyre.

Situata po përkeqësohet për shkak të marrëdhënieve të West me figurat ekstremiste dhe deklaratave të tij antisemitike, të cilat kanë çuar në ndërprerjen e bashkëpunimeve me kompani të mëdha, si Adidas dhe Balenciaga.

Kim, e cila ishte e martuar me West nga viti 2014 deri në vitin 2022, ka deklaruar se po i rrit vetëm fëmijët e tyre. Shqetësimi i saj për ndikimin e reperit tek ata është intensifikuar, veçanërisht për shkak të ekspozimit të tyre ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme dhe ideologjive të rrezikshme. Së fundmi reperi e ka sulmuar me postime duke e akuzuar se e ka penguar të shohë fëmijët e tyre. Në të njëjtën kohë, ai shprehu akuza ekstreme, duke thënë se Kim Kardashian dhe motrat e saj i promovojnë fëmijët e tyre në prostitucion dhe janë vetë “punonjëse seksi”.

© Panoramaplus.al