17 Mars, 2022

Pas arrestimit të bujshëm të Elsa Lilës, reagon gazetari i njohur: Vetem kafshëria…


Arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lila ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe atyre italiane.  Ajo u arrestua në Itali si një nga 13 personat e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përfshirë në shitjen e drogës.

Të shumtë kanë qënë personazhet publikë që kanë reagur pas këtij lajmi të bujshëm duke e mbështetur ose jo artisten.Së fundmi, gazetari i njohur Kosovar, Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook e ka konsideruar Lilën si një njeri fantastik dhe artiste brilante.


“1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetete njeri fantastik, artiste brilante.Vetem kafshëria mediatike shqipetare te denojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar analisti krah fotos në Facebook të Elsa Lilës me vajzën e saj.

Kujtojmë këtu se mediat italiane, si La Repubblica apo Il Messaggero, raportuan dje se Lila ishte një nga 9 të arrestuarit nga ekipet antimafia në Romë, ndërkohë që ishin 13 urdhër arreste. Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës. Mes 13 të dyshuarve ishte edhe boksieri Petrit Bardhi.

 

 

 

© Panoramaplus.al