Në shtator të këtij viti, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, por emrin e saj nuk e kanë zbuluar ende, raporton “Hello Magazine”.

Së fundmi, supermodelja ka postuar foto për herë të parë pas lindjes dhe duket shumë në formë.

25-vjeçarja pozoi para pasqyrës e veshur me një palë tuta sportive të verdha dhe me një bluzë të zezë.

Bukuroshja i kishte lënë flokët me onde të lëshuar dhe kishte vënë make up.

Gigi lindi në fermën e familjes në Pensilvani dhe po planifikon që edhe vajzën ta rrisë po në këtë vend.


