Këngëtarja e njohur Vesa Luma i ka bërë një surprizë mjaft romantike partnerit të saj Big Bastës, teksa e vizituar në Ferma VIP.

Gjatë prime-t të fundit, ishte vetë reperi i cili i kërkoi moderatores t’i bënte një urim bashkëshortes me rastin e ditëlindjes pa e ditur çfarë e priste.

Në këtë urim u bashkuan edhe konkurrentët e tjerë të cilët i kënduan nga kamerat Vesës këngën: “Shumë urime për ty”.

Pas kësaj, Big Basta i këndoi edhe një këngë partnere të cilës ja dedikonte për ditëlindje e cila pasoi me një urim mjaft të veçantë.

“Jam lumturimisht i dashuruar, i martuar, babai i një fëmije të mrekullueshëm, me femrën më të bukur në botë që është Vesa Luma. E dua shumë, jam më i lumturi në botë,” u shpreh ai teksa pas tij u shfaq këngëtarja duke e befasuar më prezencën e saj.

Përqafime, puthje dhe momente emocionuese u panë nga dyshja, e cila transmetonin energji mjaft positive se bashku.

Kujtojmë që prej më shumë se 1 muaj u aludua se çifti kishin probleme në martesën e tyre pasi thuhej se Vesa nuk ishte dakord me vendimin e reperit për të hyrë në Ferma Vip, mirëpo vetëm pak ditë më parë ajo hodhi poshtë çdo dyshim teksa me anë të një postimi shpreh se:

“Një nga arsyet pse @bigbastazone eshte bere pjese e Reality Show Ferma Vip, (dhe shtysën me te madhe e ka pasur nga unë) është te jap një shembull ndryshe, te jap një fije shprese qe ka dhe artist te civilizuar me edukate e me kulture. Artist qe ska nevojë ti kene frike te gjithë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit te tij qe ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjence. I vetmi repist social dhe njeriu me i drejte e me këmbë ne toke qe kam njohur,” shkroi ajo.

View this post on Instagram
View this post on Instagram
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

