6 Nëntor, 2023

Pas akuzave se shoqja e ngushtë e ndau nga futbollisti shqiptar dy muaj para martesës, konkurentja e “BBV” zbulon lidhjen e re të dashurisë!


Modelja nga kosova Vesa Vllasaliu me pjesëmarrjen në “Big Brotehr Vip Kosova” është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuar në median rozë, për shkak të deklaratave që ajo ka bërë në lidhje me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

Së fundmi teksa po bisedonte me banorët, Vesa ka treguar se është në një romancë dashurie teksa shtoi që partnerin e saj e njeh edhe Shqipe Hysenaj gjë që u pohua edhe nga kjo e fundit.

“Unë kam dikën jashtë e din edhe Shqipja. Ai i ka treguar Shqipes.”- tha Vesa duke mos zbuluar më shumë rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

vesa vllasaliu mergim berisha4

Pas pjesëmarrjes në këtë reality show, modelja tregoi që shoqja e saj e ngushtë, Edona ia ka marrë të fejuarin vetëm dy muaj para martesës.

Kush gënjen? Dalin fotot: Edona dhe Vesa, të dyja në jaht me

Megjithëse këto deklarata janë mohuar nga kjo e fundit, foto e vajzave tregojnë të kundërtën.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.

Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, tha Edona.

Teksa po bisedonte me vajzat, e emocionuar Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijën me Mërgimin vetëm dy javë pasi ata ishin ndarë.

mergim-berisha-vesa vllasaliu

Gjithashtu ka bërë të ditur se këtë gjë nuk e dijnë as nëna e as babai i saj.

“Dy javë pasi jam ndarë kam shkuar në Itali për festën e beqarisë së shoqës time dhe kam ngrënë diccka që kisha alergji. Më dërguan në spital dhe doktorët më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur see kam pasë shumë gjakderdhje”, tha ajo.

vesa vllasaliu mergim berisha5

© Panoramaplus.al