Para pak kohësh, moderatorja simpatike Eva Murati, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me komentin që aktori i njohur i Turqisë i kishte kthyer në Instagram.

Të gjithë donin të dinin se si ishin njohur dyshja, por Eva zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve.

Së fundmi, moderatorja ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke, të cilat i kanë kushtuar një shkrim.

“Protothema.gr” e ka krahasuar Evën me moderatoren italiane, Diletta Leotta.
“‘Diletta’ e Shqipërisë i vë flakën Champions League”,- ishte titulli i artikullit të mediave greke.

“Moderatorja, modelja dhe aktorja 25-vjeçare është një nga figurat më seksi të televizionit shqiptar. E re, e bukur, shumë e talentuar, kjo është arsyeja e shkëlqimit të 25-vjeçares, Eva Murati!”, shkruan media greke.


Kështu nis artikulli për Muratin, i cili vazhdon me hapat e parë të karrierës së saj si modele e deri tek prezantuesja e “Champions League”, ku sipas tyre, “i ka dhënë bukuri emisionit me prezencën e saj”.





