Mbrëmjen e djeshme, velina e “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella u përfshi në një aksident teksa po udhëtonte me makinën e saj “Range Rover”.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pas aksidentit, Kejvina ka publikuar një foto në “Instastorie” ku shkruan: “Lajmi për aksidentin tim është i vërtetë por falë Zotit nuk jam lënduar. Falënderoj të gjithë personat që u merakosen për mua!”.

Gjithashtu ajo ka publikuar një foto në profilin e saj “Instagram”, teksa pozon përpara makinës së saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
