3 Prill, 2018

Pas 8-vitesh martesë, aktori i njohur ndahet nga bashkëshortja


Aktori i “Step up”, Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë deklaruar publikisht ndarjen e tyre, pas 8 vitesh martesë.

Çifti i 37-vjeçarëve, bën të ditur lajmin nëpërmjet një deklarate të postuar në profilet e tyre në “Instagram”, teksa këmbëngulin se “mbeten dy miq të mirë” por pranojnë se tani janë “në rrugë të ndryshme”.

Ata kanë një vajzë të quajtur Everly, e cila më 31 maj do të mbushë 5 vjeç, dhe thonë se “mbeten prindër të përkushtuar”, pavarësisht ndarjes.

Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.

Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit Step Up në 2006 e u martuan pas tre vjetësh në një ceremoni idilike në Malibu.

“Hej botë. Atëherë… Kemi diçka që duam të ndajmë me ju. Së pari, duket e çuditshme që duhet ta ndajmë këtë me të gjithë, por është pasojë e jetës që ne kemi zgjedhur të bëjmë, për të cilën jemi shumë mirënjohës. Duam të ndajmë të vërtetën me ju, që nëse e lexoni diku tjetër ta dini që është e shpikur. Kemi zgjedhur që në mënyrë të qetë të ndahemi si çift. Ne ramë thellësisht në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Asgjë nuk ka ndryshuar për atë sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që na çon në rrugë të ndryshme tani. Nuk ka ngjarje dhe sekrete të fshehta. Ne jemi ende një familje dhe gjithmonë do të jemi prindër të përkushtuar ndaj Everly. Ne nuk do të komentojmë rreth kësaj, dhe ju falënderojmë të gjithëve për respektimin e privatësisë së familjes sonë. Shumë dashuri për ju, Chan dhe Jenna”, shkruan në njoftimin e çiftit.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al