14 Janar, 2019

Pas 7-muajsh lidhje, vajza e Arnold Schwarzenegger do të martohet me aktorin e njohur


Pas shtatë muajsh lidhje, Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger njoftuan fejesën e tyre. Ata shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Mbrëmjen e së dielës, aktori 39-vjeçar publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqej së bashku me 29-vjeçaren e cila mbante në gisht unazën me një super diamant.

“E dashur Katherine, kaq i lumtur që the ‘Po’! Jam i gëzuar që do të martohem me ty”, shkruante Pratt bashkëngjitur me foton.

Ndërkohë kujtojmë se Katherine është vajza e Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver.

© Panoramaplus.al