8 Shkurt, 2020

“Pas 50 viteve festivalin e drejtoi një femër” – Hygerta Sako ironizon Alketa Vejsiun: Paskemi qenë burra ne të tjerat. Unë e paskam ngrënë plot katër herë!


Ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja, Hygerta Sako ka reaguar pas daljes së Alketa Vejsiut në Sanremo dhe deklaratës së kësaj të fundit.  

pjimage (2)

Mbrëmjen e djeshme, para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian Alketa tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.” 

Pas kësaj ka reaguar Hygerta, e cila e ka ironizuar Alketën duke shkruar se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë ‘burra’. Madje Hygerta Sako e vazhdon ironinë duke thënë se ajo e paska ngrënë më keq sepse e ka drejtuar katër herë Festivalin.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.

alketa-vejsiualketa-vejsiu3alketa-vejsiu4alketa-vejsiu2alketa-vejsiu1alketa-vejsiualketa vejsiualketa-vejsiualketa-vejsiu6alketa-vejsiu

© Panoramaplus.al