Përmesë një postimi në “Instagram”, Turjan Hyska ka njoftuar se emisionit të tij “Oktapod” i ka ardhur fundi, pas 4 vitesh.
Turi ka postuar një foto me logon e emisionit dhe shkruan se mbrëmjen e djeshme ka qenë puntata e fundit.

“Kjo foto qenka postimi im i pare ne Instagram! Eshte logo fillestare e Oktapod, i cili erdhi ne toke ne date 9prill te vitit 2014 dhe kthehet ne det serish, sot pas mesnate! Per mua ka qene nje eksperience interesante qe me ka sherbyer shume! Falenderoj gjithe ata qe kane ardhur te ftuar, ata qe na kane ndjekur dhe stafin tim te ngushte! Tani e tutje beni, cbeni gjate dites, naten nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod
9prill 2014 – 16 Mars 2018”, shkruan Turjan Hyska.

© Panoramaplus.al

