11 Maj, 2018

Pas 3-vitesh mungesë, Jonida Maliqi rikthehet me një super baladë


Kur kishte shumë kohë që i mungonte tregut muzikor, vjen rikthimi i bujshëm i këngëtares Jonida Maliqi me një projekt krejt të veçantë.

Vetëm pak orë më parë Jonida ka bërë publike këngën e saj, që është një baladë mjaft e ndjeshme. Videoja është publikuar dhe në kanalin “Youtube”, e menjëherë kanë vërshuar klikimet e komentet për klipin e prezantuar.

Kënga titullohet “N’Errësirë” dhe pjesë e klipit është dhe një nga figurat më të njohura të modelingut, Oni Pustina.

Sigurisht që Jonida edhe pse larg fushës së muzikës, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit të shumë përfolur. Edhe pse këngëtarja është përpjekur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes jetën e saj e çështjet sentimentale.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al