Ai ka qenë tre herë i martuar dhe tani ka vendosur që të provojë fatin sërish. Është fjala për aktorin e famshëm të Hollywood-it, Nicolas Cage, i cili do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me partneren 19 vite më të re, Erika Koike.

Sipas mediave të huaja, 55-vjeçari ka bërë një kërkesë për një licensë martese të të shtunën në Clark County, Nevada. Cage e paraqiti partneren 36-vjeçare si personin me të cilin do të lidhë kurorë.

Lidhja e aktorit të famshëm me make-up artisten u zbulua në prill të vitit të kaluar, kur u fotografuan së bashku gjatë xhirimeve në Puerto Rico.

Ata janë parë shumë rrallë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke qenë se kanë vendosur që të qëndrojnë jashtë fokusit të mediave dhe daljeve publike.


