“Java e Modës në Milano” ka ardhur plot surpriza, duke rikthyer në pasarelë pas 26-vitesh Monica Belluci-n, modele e jashtëzakonshme e “Dolce and Gabbana”. Për herë të fundit ajo sfiloi për shtëpinë e modës në vitin 1992.

E veshur me pantallona të zeza, me një këmishë të bardhë dhe flokë të drejtë, të gjatë deri te shpatullat, Bellucci sfiloi mes duartrokitjesh. Prania e saj nuk ishte surpriza e vetme e kësaj sfilate, pasi Naomi Campbell dhe Marpessa Hennink shoqëruan gjithashtu aktoren.

Për të kompletuar linjën e veshjeve stilistët italian kishin menduar dhe për zonjat më në moshë të shoqëruar nga model, çifte të gjinisë së njëjtë si dhe familje me fëmijë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al

