9 Gusht, 2025

“Pas 25 vitesh transmetimesh, News24 i heqin sinjalin”- Osman Stafa: Dhjetëra punonjës të policisë së shtetit nxorrën nga ambientet të gjithë stafin që erdhi sot për të punuar!


Pas 25 vitesh transmetimesh, News 24 i heqin sinjalin duke bërë që News24 të mos transmetojë informacion se çfarë po i ndodh vetë atij.

news24 dhe policia

Gazetari i News24, Osman Stafa në një lidhje në Facebook, tha se raportimi u bë me anë të youtube e platformave sociale.

Stafa tha se dhjetëra punonjës të policisë së shtetit mbërritën sot rreth orës 06:00  në ambientet e News 24, Ballkan Web, Panorama dhe Gazeta Shqiptare  për të nxjerrë jashtë punonjësit që erdhën sot si ccdo ditë për të bërë punën e tyre.

Osman Stafa: Këtij televizioni ditën e sotme në mënyrë të papërgjegjshme jo normale i është ndërprerë sinjali, duke bërë që sot për herë të parë pas 25 vitesh Neës 24 të mund të mos raportojë atë çfarë po i ndodh vetë këtij televizioni, i cili mëkati i vetëm i tij është se ka për detyrë vetëm të informojë se ccfarë ndodh në vend dhe ditën e sotme nuk mund të informojë se çfarë po i ndodh vetë atij. Ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit këtu kanë mëbrritur dhjetëra punonjës të policisë së shtetit të drejtuar nga Ardi Veliu dhe që kanë nxjerrë nga ambientet e News 24, Ballkan Web, Panorama, Gazeta Shqiptare të gjithë punojësit të cilët ditën e sotme ishin aty për të punuar apo nuk kanë nguruar dhe të tjerë të cilët ditën e sotme shkuan aty për të bërë atë që kanë  bërë përgjatë këtyre 25 viteve, të raportojnë ngjarjet për publikun shqiptar.

Gazeretarët administrata e News 24 të gjithë këtu duke mos u lejuar sikur atje brenda të jetën ndonjë kriminel apo i këkruar nga drejtësia. Për herë të parë nuk është ekrani ai me të cilin po informojmë publikun shqiptar, por është youtube ai që do duhet të raportoje atë çfarë po i ndodh.

© Panoramaplus.al