6 Mars, 2018

Pas 20-vitesh martesë, aktroi i njohur shqiptar ndahet nga bashkëshortja


Aktori shqiptar i “Jeta sipas Xhimit”, Jim Belushi dhe bashkëshortja e tij Jennifer Sloan janë duke u divorcuar, pas gati 20 vitesh martesë.

Çifti në fjalë ka firmosur letrat e divorcit një ditë më parë. Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, vajzën 18-vjeçare Jamison dhe djalin 16 vjeç Jared. Ndërsa ky është divorci i tretë për Jim Belushin.

Aktori shqiptar 63-vjeçar ka qenë i martuar Sandra Davenport për 8 vite, 1980-1988, me të cilën ka një djalë Robertin.

Ndërsa martesa me aktoren Marjorie Bransfiel zgjati vetëm dy vjet, 1990-1992.

Martesa me Jennifer Sloan u bë më 2 maj të vitit 1998 dhe ishte më e gjata. Gjithashtu çifti shihej gjithnjë i lumtur bashkë. Ata nuk e kanë bërë ende të ditur shkakun e ndarjes.

Por ndërkohë Sloan po kërkon kujdestarinë e përbashkët të djalit, si dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe tarifat juridike nga Belushi.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al