29 Janar, 2026

Pas 15 vitesh martese, Rob Schneider dhe gruaja e tij Patricia në proces divorci


Pas 15 vitesh martesë, aktori Rob Schneider dhe gruaja e tij, Patricia Snyder, janë në proces divorci.

Ishte Patricia ajo që  ka paraqitur kërkesën për divorc në Arizona, duke deklaruar se martesa e tyre është “e shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme dhe nuk ka mundësi ribashkimi”.

Schneider dhe Patricia u martuan më 27 janar 2010 në Los Angeles dhe kanë dy fëmijë së bashku. Aktori është gjithashtu babai i këngëtares Elle King nga martesa e tij e mëparshme me London King, ndërsa ishte i martuar më parë me aktoren Helena Schneider nga viti 2002 deri në 2005.

Në një postim në Instagram për 10-vjetorin e martesës, Patricia kishte shkruar: “10 vjet dhe numri vazhdon. Askush nuk është më qesharak se ti, burri im. Faleminderit për fëmijët e mi të bukur. Të dua.” Postim ky i cili më vonë u fshi fshi. Divorci i çiftit vjen pas një dekade e gjysmë martesë, duke shënuar një fund të një kapitulli të rëndësishëm në jetën personale të aktorit.

© Panoramaplus.al