Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Juliana Pasha në një intervistë në ‘E Diell’ foli ndër të tjera për jetën private dhe planet për fëmijë.

Ajo ka 13 vjet martuar me bashkëshortin e saj Altinin dhe e pyetur se kur ka në plan për të sjellë në jetë një fëmijë, u shpreh se jo çdo gjë është në dorën e saj.

“Ai është meraku njerëzve, nuk është meraku im. Shqiptarët janë mësuar ta bëjnë këtë pyetje. Duket sikur do e rrisin ata fëmijën, jo unë. E kemi zakon ne që kur del nga dera e shtëpisë gjëja e parë që të thonë është ‘Po bëje atë fëmijë’. Por jo çdo gjë është në dorën tonë, janë ca forca natyrore. Për mua e rëndësishme është që jam shumë, shumë mirë me Altinin”, u shpreh Juliana.


