15 Gusht, 2022

Pas 13 vitesh, Stresi dhe Noizy ngjiten për herë të parë së bashku në skenën e ‘Alpha Show’: Në këtë shesh jemi zënë dhe sot…


Stresi i ka vënë flakën skenës mbrëmjen e sotme në përfundimin e koncertit ‘Alpha Show’ ku ka performuar krahë Noizyt.

Ai mori një moment nga performanca për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush:

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.

 

Stresi ka performuar këngët e tij së bashku me Noizyn duke dhuruar shown që kishin premtuar prej kohësh.

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

© Panoramaplus.al