Reperja me famë botërore Cardi B dhe Offset i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Mbrëmjen e së martës, reperja e hitit “Bodak Yellow” dha lajmin e ndarjes për fansat në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.
“Pra, të gjithë më kanë ngacmuar dhe unë jam përpjekur t’i bëj gjërat të funksionojnë me babanë e fëmijës tim dhe ne jemi me të vërtetë miq të mirë dhe ju e dini që jemi me të vërtetë partnerë të mirë në biznes”, shpjegoi Cardi B në videon e saj.

