28 Nëntor, 2020

“Partnerja ime në krim”- Me një foto të vjetër nga fëmijëria, Oriola Marashi e uron kështu motrën në ditën e saj të lindjes


Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka zgjedhur që këtë herë motrën e saj të madhe ta urojë për ditëlindje nëpërmjet një fotoje të vjetër nga fëmijëria.

oriola marashi (4)

Oriola postoi në Instastory foton, ku vajzat shfaqen të kapura për dore dhe ajo në të djathtë është motra e saj.

oriola marashi (5)

Oriola tregoi edhe një detaj humoristik, ku pranoi se kur ishin të vogla, ajo nuk kishte fare dëshirë t’i ndante gjërat e saj me Xhulian.

oriola marashi (6)

Megjithëse nuk më pëlqente të ndaja gjërat me ty, e kam shijuar që kemi ndarë fëmijërinë së bashku.

Je më e shtrenjta për mua. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer të rritesha me një vajzë të qetë, të zgjuar dhe me humor si ti.

Për mua do të jesh gjithmonë motra ime, partnerja ime në krim (megjithëse unë jam partnerja dhe krimi, ndërsa ti, ajo që më thua ‘jo’).

Gëzuar ditëlindjen! Të dua shumë!“, shkroi bukuroshja krahas fotos.

eros grezda oriola marashi (4) oriola marashi (4)

© Panoramaplus.al