Modelja e njohur Rike Roçi ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve dhe aludimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me pushimet e saj në Vlorë dhe personin që e shoqëronte.

Pak ditë më parë, mediat rozë raportuan se Rike Roçi po kalonte fundjavën në një hotel luksoz në bregdet. Në një prej fotografive të publikuara prej saj ishte vënë re prania e një personi tjetër, çka nxiti spekulime të shumta mbi jetën e saj private.
Përmes një postimi në Instagram Story, Rike Roçi shprehu pakënaqësinë për raportimin se partneri i ri ishte 10 vite me i madh.
Roçi ironizoi zërat që kanë qarkulluar, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të zbulojë identitetin e personit në fjalë. Megjithatë, ajo la të kuptohet se bëhet fjalë për një person në të njëjtën moshë me të dhe për të cilin ka vlerësim pozitiv.
Reagimi i plotë i Rike Roçit:
“Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që me paskeni parë ju, gojët e liga. Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisni si fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë ligësisë që mbani brenda.
Dhe, sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne kemi një moshë dhe ai është shumë, poooooo shumë i MIRË. Por nuk jua tregoj se keni sy. Tani plasni nga inati dhe kthehuni sërish te jeta juaj bosh dhe e trishtuar.”
© Panoramaplus.al
