22 Mars, 2021

Partneri i Katy Perry-t ankohet publikisht se nuk bëjnë ’mjaftueshëm’ seks bashkë


Katy Perry mund të mos jetë entuziazmuar kur dëgjoi ankesën e të fejuarit të saj për jetën e tyre intime.

katy perry (1)

Orlando Bloom foli pa doreza në një intervistë për “The Guardian”, ku rrëfeu se ai dhe këngëtarja e “Roar” nuk po bëjnë seks ” mjaftueshëm”, duke shtuar se e fejuara e tij i ishte dedikuar vajzës së tyre, Daisy Dove, e cila erdhi në jetë në gusht të vitit të kaluar.

katy perry (14)

Sa shpesh bëni seks?“,- u pyet aktori i “Pirates of the Caribbean”.

Jo sa duhet…ne kemi mirëpritur një fëmijë,“- tha Bloom.

katy perry (2)

Aktori britanik gjithashtu tha se dashuritë më të mëdha të jetës së tij janë djali i tij Flynn, të cilin ai e ndan me ish-partneren Miranda Kerr, qenin e tij të ndjerë Mighty, Daisy Dove dhe Perry.

katy perry (9)

Çifti u fejua në shkurt të 2019-ës dhe ende nuk janë martuar.

© Panoramaplus.al