23 Nëntor, 2020

FOTOT/ Paris Hilton shkëlqen në American Music Awards, me fustanin e stilistit shqiptar Valdrin Sahitit


Paris Hilton i ka besuar veshjen e saj për në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “American Music Awards”, stilistit shqiptar Valdrin Sahitit.

Trashëgimtarja më e pasur në botë dhe Dj e famshme u shfaq në mbrëmjen e madhe me një fustan të argjendtë të stiluar nga Valdrin Sahiti dhe këpucë të së njëjtës nuancë, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Fustani i saj ishte ndër më të vlerësuarit në “American Music Awards”, që u mbaj mbrëmjen e së dielës.

Stilisti ndau me ndjekësit në Instagram fotot e Paris Hilton, ku mori shumë komente pozitive.

Ndërkohë ai ka veshur edhe yje të tjerë ndërkombëtarë si Iskra Laërence, Cardi B, Hadise dhe Beyonce.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al