Paris Hilton është fejuar sërish. Raportohet se miliarderja i ka thënë “Po” propozimit për martesë të të dashurit të saj, Carter Reum.
Ai iu ul në gjunjë Paris Hilton të shtunën, 13 shkurt, duke i kërkuar të martohen bashkë pas më shumë se 1 viti lidhje.
Lajmi për fejesën e çiftit vjen në 40 vjetorin e lindjes së Dj të famshëm.
“Viti që kaluam me COVID i përshpejtoi kaq shumë gjëra. Unë udhëtoja vazhdimisht, dhe pandemia më dha mundësinë që të qëndroja në shtëpi e të vlerësoja çfarë ishte e rëndësishme për mua. Marrëdhënia ime dhe koha që kalova me Carter ishte një dhuratë,”- rrëfehu Hilton. “Jam e emocionuar për kapitullin tonë të ardhshëm.”
Ndërsa partneri i saj Reum, 40-vjeç, shtoi: “Jam me fat që ajo do të jetë gruaja dhe partnerja ime e ardhshme. Ajo rrezaton mirësi duke e bërë botën një vend më të mirë, dhe do të bëjë të njëjtën gjë si një nënë dhe grua e ardhshme.”
Reum i propozoi për martesë miliarderes, me një unazë që mendohet se kushtoi 1 milion dollarë të dizajnuar nga Jean Dousset, stërnipi i Louis Cartier, ndërsa çifti po festonin ditëlindjen e Hilton në një ishull privat.
Paris Hilton, në momentin emocionues, mbante veshur një fustan Retrofete të bardhë dhe një kurorë Loschy, ndërsa Reum një kostum krejt të bardhë.
Pasi ajo tha “Po”, çifti shijuan një festë intime me anëtarët e familjes, përfshirë motrën e Hilton, Nicky Hilton dhe vëllain e Reum, Courtney Reum.
Reum është një mik i vjetër i famijes Hilton dhe drejton firmën e kapitalit sipërmarrës M13.
Gjithashtu ai është autor dhe sipërmarrës i njohur për bashkëthemelimin e markës së pijeve alkoolike VEEV Spirits së bashku me vëllain Courtney.
Dyshja e njihnin me njëri-tjetrin për 15 vite para se të nisnin një romancë.
“Ne thjesht kishim këtë kimi të pabesueshme. Pas takimit tonë të parë, nuk kemi kaluar asnjë natë larg njëri-tjetrit. Eshtë shumë e mahnitshme,” – u shpreh Hilton.













