6 Nëntor, 2023

Ish-çifti vendosën të heshtin, por menaxheri i këngëtarit iu jep fund zërave: Ledri është ndarë nga Sara!


Prej kohësh këngëtari i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara të medias rozë, për shkak të aludimeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndonëse dyshja kanë vendosur që të heshtin së fundmi ndarjen e tyre e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi për “Prive”.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes për marrjen e këtij vendimi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre.

Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Megjithëse ndryshe nga nënë e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti me përjashtim të njërës i ka fshirë nga llogaria e tij në Instagram të gjitha fotot me influenceren.

Së fundi ish-çifti janë parë duke shëtitur së bashku në rrugët e Prishtinës, mirëpo sipas “Prive”, ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ata vahzdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre Poem Blu.

Ledri ka zgjedhur të përgjigjet kësaj situate përmes asaj që di të bëjë më mirë, muzikës.

Ledri vula Sara Hoxha (1)

Reperi ka lajmëruar se më 8 Nëntor pritet të publikohet kënga e tij më e re, që do të titullohet “Paranormal” dhe lajmin e ka ndarë vetë Ledri në Instagramin e tij.

View this post on Instagram

A POST SHARED BY LEDRI VULA (@LEDRIVULA)

  

 

 

 

© Panoramaplus.al