Femrat ruse janë paralajmëruar që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me të huaj gjatë Kampionatit Botëror që zhvillohet në Rusi. Shefja e Dumës ruse, Tamara Petleva ka thënë në një intervistë në radion “Ju flet Moska”, se kjo thirrje është për të evituar prishjen e familjeve apo mundësinë e rritjes së fëmijëve vetëm me një prind.

Gjatë intervistës Petleva ka kujtuar rastin në Lojërat Olimpike të vitit 1980 që u zhvilluan në Moskë. Gjatë asaj kohe shumë nëna ruse mbetën me fëmijë dhe u detyruan që të mbanin një familje të cunguar.
“Duhet të kujdesemi për popullin tonë dhe kjo që po them nuk është diçka nacionaliste, por kështu duhet të jetë”, theksoi Petleva duke nënkuptuar që familjet ruse duhet të mbeten të shëndosha dhe brenda kombësisë.
Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se përpara Kampionatit Botëror, FIFA ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë shfaqe raciste të dukshme gjatë këtij kampionati.
© Panoramaplus.al
