1 Prill, 2025

Paralajmërim urgjent nga ekspertët kibernetik, eskpozohen 1.5 milionë imazhe intime në internet nga aplikacionet e s*ksit


Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi pothuajse 1.5 milionë imazhe private nga aplikacionet e takimeve intime të BDSM dhe LGBT u ekspozuan në internet. Imazhet  ishin të disponueshme për këdo që kishte akses në një lidhje të disponueshme publikisht.

Këto fotografi intime ruheshin në internet pa mbrojtje me fjalëkalim, që do të thotë se kushdo mund t’i shikonte dhe shkarkonte ato.

Studiuesit nga Cybernews, të cilët zbuluan cenueshmërinë, thonë se kjo e metë e sigurisë e shfrytëzuar lehtësisht vuri deri në 900,000 përdorues në rrezik të hakimeve të mëtejshme.

Një zëdhënës i MAD Mobile tha për MailOnline se ata ishin të sigurt se asnjë nga imazhet nuk ishte shkarkuar nga aktorë me qëllim të keq dhe se çështja tani është zgjidhur.

Megjithatë, programi nuk është ende plotësisht i sigurt pasi informacione të tilla kritike të ndjeshme të përdoruesit u lanë plotësisht të pambrojtura.

MAD Mobile aktualisht po kryen një hetim të brendshëm, por beson se çështja buroi nga një gabim i thjeshtë njerëzor.

© Panoramaplus.al