Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka humbur xhaxhain e saj, i cili mësohet se ka qenë një person shumë i shtrenjtë për këngëtaren dhe se ajo vetë ka patur një lidhje mjaft të ngushtë me të.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, ndërsa ka shkruar një dedikim mjaft prekës për xhaxhain Gimi Ikonomi.
Në postimin e saj, ajo e cilëson si ‘baba të dytë’, ndërsa për humbjen e tij, shprehet se nuk e di si do të jetë jeta pa të.
“Nuk di më asgjë, por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua. Më ka marrë malli shumë që tani…”, shkruan Mariza në postimin e saj, dedikuar të ndjerit.
A POST SHARED BY MARIZA IKONOMI ? (@IKONOMIMARIZA)
Postimi i plotë:
Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi që janë kthyer në një oqean dhimbjeje. Ti ishe engjëlli im mbrojtës, xhaxhai më i mirë në Botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë, njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu siç ka qenë e gjithë jeta jote. Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pa fund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor. Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë te qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë Xhaxhai im më i mirë në Botë. Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë, por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua.
Më ka marrë malli shumë që tani…
Çau Bello, mio grande amore!
© Panoramaplus.al
