Familja e Alain Delon është përballur me dëshirën e aktorit francez i cili para se të vdiste kërkoi ta varrosnin me qenin e tij.

Kur mediat franceze zbuluan lajmin e mësipërm, një turmë aktivistësh u ngrit si reagim ndaj mundësisë së vrasjes së 10-vjeçarit Lumbo, për t’u varrosur bashkë me aktorin, i cili vdiq pak ditë më parë, më 19 gusht.
Sipas Guardian, familja e tij nuk do ta realizojë dëshirën e Delonit. Aktori i kërkoi malinois belg “të flinte dhe të vendosej në varrin e tij, në varrezat e shtëpisë së tij në fshatin Douchy”.

Të martën, aktivistët shprehën neverinë e tyre që një kafshë e shëndetshme do të vritej dhe iu ofruan t’i gjenin qenit një shtëpi të re. Fondacioni Brigitte Bardot tha se vajza e Delon, Anushka konfirmoi se familja do ta mbante qenin: “Sapo mora Anushka Delon në telefon dhe ajo më tha që Lubo është pjesë e familjes dhe ata do ta mbajnë. Qeni nuk do të eutanizohet”, tha një përfaqësues i fondacionit.

The Guardian raporton se Delon do të varroset në shtëpinë e tij “në fshehtësi të plotë” këtë javë, megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera nga familja.
© Panoramaplus.al
