Emily Atack ka folur mbi ndikimin që interneti dhe mesazhet e papërshtatshme online kanë pasur mbi të, duke theksuar se mesazhet me përmbajtje seksuale e bëjnë atë të pyesë veten “kush është ajo dhe pse është beqare”.

Aktorja 32 vjeçare tha se ka parë ‘rreth dhjetë penisë që nuk ka kërkuar t’i shohë’, pasi pranoi se ajo mund të marrë në inbox-in e saj me qindra foto të padëshiruara çdo ditë.
Emily rrëfeu në një podcast efektin që kanë pasur mesazhet e neveritshme që mer çdo ditë. Deklaratat e saj vijnë pasi ajo kohët e fundit pati një përplasje me futbollistin e Manchester City, Jack Grealish.
Siç raportohet nga The Sun, ylli i “Inbetweeners” tha:
“Mund t’ju çmendë. Nuk është vetëm të shohësh foton e tyre dhe të mendosh, “Nuk dua të shoh b*******k-në tënde me qime, faleminderit.” Nëse do të ishte vetëm kaq, do ta kapërceja shumë shpejt pasi kam parë shumë b*******k të tmerrshëm me qime në jetën time. Nuk është normale, apo jo? Njerëzit nuk e kuptojnë dëmin (që mund të shkaktojnë)”

Aktorja dhe futbollisiti i Manchester City, Jack mohuan pak kohë më parë zërat se kanë bërë së bashku një udhëtim gjashtë-javor, ndërsa ai ishte ende në lidhje me të dashurën Sasha Attwood.

Podcast-i gjithashtu i lejoi Emily-t të flasë për jetën e saj sentimentale. Ajo zbuloi se i pëlqen të takohet me ‘djem normal’ – të cilët, shpesh i thonë asaj, “Unë nuk mund ta përballoj gjithë këtë presion”
“Takimi me dikë të famshëm është një makth i tmerrshëm, pasi është gjë masive,” rrëfeu ajo.
© Panoramaplus.al

