Është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Përveç zërit të bukur, Leonora Jakupin e duan edhe për stilin e saj të veçantë. Jo më kot ajo njihet edhe si një nga femrat më elegante të estradës së Kosovës.

Por teksa shumë nga të famshmit dalin nëpër rrjete sociale duke shfaqur blerjet e tyre shumë të shtrenjta, e firmat më të famshme botërore, Leonora ka bërë të kundërtën.

Këngëtarja ka publikuar një “InstaStorie”, ku ka shfaqur papuçet e saja duke shkruar: “Papuqe Gucci? Jo Po 7 euro”.
© Panoramaplus.al

