Myslym Murrizi është deputeti demokat, i cili nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit siç bëri gjithë grupi i tij parlamentar.

Ai u akuzua si i afërt me maxhorancën, por vetë Murrizi tregon se mbetet një opozitar i flaktë.

Në fakt, në oborrin e Parlamentit, ai shihet gjithmonë i shoqëruar nga deputetë të maxhorancës, si në këtë rast, ku Paulin Stërkaj, deputet i Partisë Socialiste, i është afruar dhe diçka i tregon në vesh me zë të ulët.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
