8 Maj, 2019

Paparaci/ Rakip Suli gati për fushatë, si fillim vesh këpucët e kuqe


Deputeti i Partisë Socialiste Rakip Suli, i cili vjen nga bota e biznesit dhe nuk shquhet për ndonjë protagonizëm në sallën e Parlamentit, thuhet se do ta lërë mandatin e deputetit.

Dhe kjo për një arsye madhore, pasi ai do të kandidojë për të marrë Bashkinë e Kamzës, e cila momentalisht drejtohet nga një njeri i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Suli i cili nuk shquhet për ndonjë ekstravagancë në veshje, këtë të enjte na ka surprizuar. Ai kishte veshur këpucë të kuqe flakë, nga ato që bien në sy më shumë se atletet e Ramës, shefit të tij. Nice!!!

Panorama Plus

© Panoramaplus.al