18 Shkurt, 2019

Paparaci/ Princ Leka shfaqet duke ecur në këmbë mes rrënojash


Mesa duket, një princ i kohërave moderne mund të gjendet edhe aty ku nuk ta pret mendja.

Ai mund të prekë dhe të jetojë aty ku princat e dikurshëm dhe ato të përrallave, nuk do të shkonin kurrë. Madje, princat sipas përrallave dhe historive, nuk mund të imagjoheshin diku jashtë kështjellave të tyre, nëse alternativa që i ofrohej, nuk ishte brenda atyre standardeve.

Ndërkohë, Princ Leka, i cili është një njeri shumë modest, është fotografuar nga paparazzi ynë duke ecur në një rrugë që me siguri mund të jetë në ndërtim, pasi është totalisht e shkatërruar.

Ai ka përshkruar rrugën në këmbë, mes pengesash dhe i shoqëruar nga një djalë. Nuk e dimë se për ku ishte nisur princi, në një rrugë aq të mundimshme për t’u bërë në këmbë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al