26 Mars, 2019

Paparaci/ Paulin Sterkaj magjepset nga këpucët e Fate Velajt


Me sa kemi arritur të kuptojmë nga mënyra sesi vishet apo kujdeset për pamjen, deputeti socialist Paulin Sterkaj nuk duket ndonjë person i apasionuar pas modës, trendeve apo veshjeve të veçanta.

Megjithatë, me sa duket, edhe ai e paska një pikë të dobët, që janë këpucët. Ose ka fiksim thjesht një model këpucësh, atë të Fate Velajt.

Ky i fundit është një deputet, i cili spikat me stilin e veçantë dhe me guximin që ka për të kombinuar shumë ngjyra dhe dizajne brenda një veshjeje. Në fakt, është artist në profesion dhe me siguri që nuk e ka fare të vështirë që të bëjë më të mirën për pamjen e tij, në përshtatje edhe me karakterin dhe personalitetin e një artisti.

Por këtë të enjte, ai u ndalua nga zoti Sterkaj, i cili kundroi për një kohë të gjatë këpucët e tij, të cilat duket se i kanë pëlqyer shumë. Nuk e dimë se çfarë kanë të veçantë ato këpucë, por mësuam se edhe zoti Sterkaj nuk qenka indiferent ndaj veshjeve dhe aksesorëve. Kujt ia merrte mendja!

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al