Këtë të enjte, në sallën e Parlamentit ndodhi një incident. Edi Paloka, deputet i PD-së dhe nënkryetar i Parlamentit, hodhi drejt Kryeministrit Edi Rama bojë të zezë, e cila përfundoi në fytyrën e tij.

Edhe pse Paloka tha se ky gjest ishte në shenjë revolte kundër keqqeverisjes, Partia Demokratike doli me një qëndrim zyrtar ku thuhej se Rama në seancat e fundit kishte tallur Palokën mbi mënyrën e të folurit, duke ushtruar bulizëm, prandaj Paloka bëri atë veprim.
Menjëherë pasi ndodhi kjo ngjarje, Edi Pakola është parë jashtë godinës së Parlamentit me kolegët e tij, si dhe me kryetarin Lulzim Basha. Demokratët, kokë më kokë me njëri-tjetrin, po bëhen gati për protestën e cila do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
