18 Shkurt, 2019

Paparaci/ Noka shkon me xhinse në Kuvend


Gjatë ditëve të javës, kur deputetët shkojnë në Kuvend për të marrë pjesë në komisione, veshja e tyre në përgjithësi është disi më sportive.

Por deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është kursyer fare në sportivitet, teksa është shfaqur këtë të martë te Kuvendi.

Noka kishte veshur pantallona xhins, këmishë ngjyrë qielli dhe bluzë pambuku të bardhë nga poshtë.

Këtë javë që lamë pas, deputetët e opozitës janë parë në lëvizje dhe në takime të shpeshta me njerëz të thjeshtë, të cilët i kanë ftuar në protestën e madhe të fundjavës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al