12 Shkurt, 2019

Paparaci/ Majlinda Bregu rikthehet në Tiranë dhe fotografohet duke blerë lule


Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është fotografuar nga paparazzi ynë rreth një javë më parë.

Ajo është rikthyer nga Sarajeva ku po punon si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, mbase për ndonjë festë. Bregu ka blerë lule dhe, siç shihet, është e veshur si për ndonjë event.

Me siguri, tani që është larg, Bregu gjen mundësinë për t’u rikthyer kur bëhet fjalë për t’u çmallur me njerëzit e dashur ose për festa të ndryshme. Në foto, zonja Bregu duket shumë në formë si gjithmonë dhe me veshje të kuruar deri në detaje.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al