18 Shkurt, 2019

Paparaci/ Ervin Bushati, deputeti që vjen në Kuvend me çantë spidermen


Nëse Flamur Noka zgjodhi veshjen sportive me xhins për ditët e Kuvendit kur ka mbledhje në komisione, kolegu i tij socialist Ervin Bushati e çon në një shkallë më lart pamjen e tij sportive.

Krahas veshjes komode me xhup sportiv, deputeti është parë me një çantë shpine të bardhë, ku ishte vizatuar spidermen-i.

Nuk e dimë nëse është çanta e tij apo e fëmijëve, por e vërteta është se Bushati e ka mbajtur atë çantë gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur ndonjë fëmijë me vete.

Mbase, në kohën e lirë Ervin Bushati mund të jetë shumë më sportiv në stil nga çfarë mund ta imagjinojë secili prej nesh.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al