9 Shkurt, 2019

Paparaci/ Astrit Patozi, asnjë nostalgji për kohën e jetës parlamentare


Dikur, një nga njerëzit më të rëndësishëm në Partinë Demokratike, sot Astrit Patozi është jashtë jetës politike aktive dhe së bashku me Jozefina Topallin, janë dy nga njerëzit më kritikë të kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Astrit Patozi është fotografuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë në një ditë me shi. Ai po kalonte para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe ajo që na bëri përshtypje ishte se ai as që e ktheu kokën drejt asaj ndërtese, ku kaloi shumë vite të jetës së tij si politikan.

Patozi është shfaqur indiferent, ndërkohë që në mes të shiut dhe pa çadër ka vijuar rrugën i qetë. Nuk dihet se me çfarë po merret aktualisht zoti Patozi, pasi, përveç shkrimeve të herëpashershme në media, nuk e kemi parë të merret me ndonjë punë konkrete, si ndonjë koleg i tij p.sh, që erdhi nga gazetaria dhe i është rikthyer sërish asaj.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al