4 Janar, 2019

“Panuçi ka sjellë gëzim në jetën time”, bashkëshorja e trajnerit: Ju tregoj si nisi gjithçka prej një…


Bashkëshortja e Kristian Panuçit, Samanta Tonji, zbulon detaje për trajnerin aktual të Kombëtares nga jeta e tij private, teksa në një intervistë në “Rai 1”, tregon se si gjithçka mes tyre, nisi prej një ftese të Panuçit për të konsumuar një picë.

“Më ftoi të konsumonim një picë në qytetin tim, kur u emërua trajneri i Ternanës. Më pas, nisëm të takoheshim. I pëlqente se isha e drejtpërdrejtë. Ai nuk është aspak një tip diplomatik, ashtu si edhe unë. Kam mësuar se transparenca është një cilësi e rrallë. Me kalimin e kohës marrëdhënia jonë është bërë më e fortë. Kristiani i ka gjithmonë gati batutat dhe kjo nganjëherë është shqetësuese. Ka sjellë në jetën time gëzim dhe surpriza. I ndryshon gjërat në momentin e fundit, kurrë nuk e di se çfarë të presësh. Sigurisht, së bashku nuk mërzitemi.” – deklaroi Samanta.

© Panoramaplus.al