9 Prill, 2026

Panik në skenë, balerina përfshihet nga flakët gjatë performancës! Hidhet në lumë për të shpëtuar


Një shfaqje me zjarr në Nantong Forest Safari Park, në provincën Jiangsu të Kinës, u kthye në moment paniku kur një balerinë u përfshi nga flakët gjatë performancës.

3

Artistja po realizonte një koreografi me një strukturë flakësh të vendosur në fund të fustanit, kur mekanizmi dështoi dhe zjarri filloi të përhapej drejt trupit dhe flokëve të saj.

4

Pamjet tregojnë momentin dramatik kur ajo vrapon përgjatë bregut, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi. Brenda pak sekondash, balerina hidhet në lumin Yangtze për të shuar zjarrin.

2

Performuesja u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pa lëndime serioze. Shfaqja është pezulluar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar kushtet e sigurisë gjatë performancës.

1

© Panoramaplus.al