Prej ditësh po qarkullojnë me media, emrat e personazheve që do të prezantojnë Festivalin e RTSH-së së këtij viti.
Të enjten, u zbulua edhe një prej emrave, ajo e aktores së famshme Jonida Vokshit.
E ftuar në “Wake Up” ajo pranoi se iu është bërë oferta për të qenë prezantuese e Festivalit të fundvitit, por po mendonte propozimin.
Mes tre emrave të përmendur, ishte edhe ai i moderatorit Blendi Salaj dhe moderatores Klea Huta.
Balkanweb raporton se dy të përzgjedhurit për të prezantuesit e këtij viti të Festivalit të RTSH-së do jenë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.
Ndërkohë situate e pandemisë e vështirëson organizimin e Festivalit, që mendohet të mbahet në ambient të hapur.
Festivali do të zhvillohet mes datave 17-26 dhjetor në varësi të motit dhe pandemisë, sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Martin Leka.
Ndërkohë regjisori i këtij festivali, Pali Kuke u shpreh se kjo është një kohë e vështirë dhe se është e rëndësishme mënyra se si do t’i qasen Festivalit.
“Është kohë e vështirë që na ra për hise. Është e rëndësishme se si do i qasemi festivalit. Po e bëjmë se është dëshira për të mbrojtur artin e këngën. Është unikal krahasohet me festivalin e 11. U mbajt dhe në 97 dhe nuk u ndërpre,”– tha ai për Balkan Web.
Gjithashtu raportohet se për shkak të situatës nga COVID-19, festivali do të mbahet mes zonës së Rektoratit të Tiranës dhe Stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa juria do të jetë e përbërë nga shqiptarë.





